Claudia Piccino mes dualizmit dhe poetikës universale
“E marr të mirëqenë faktin që ne e ndiejmë bukurinë e një poezie, që para se të mendojmë për domethënien e saj” – Jorge Luis Borges
Poezia është tërësia e gjithë estetikës fjalë, bukuria dhe magjia e gjithë kuptimeve të mëdha, muza dhe ndjesia shpirtërore e një bote të pasur e plot vizione, elokuenca dhe brishtësia e vetë jetës, thellësia dhe percepetimi i impulseve gati të pandjeshme dhe si e tillë ajo fluidizon përmes dritëhijes jetë. Leximi i poezive të autores italiane Claudia Piccinno, ishte më shumë se një impresionim, që e bën shpesh njeriun të mendojë për kufijtë e imagjinatës dhe imazheve të sjellura kaq pranë, hapësirës kohë në raport me veten së pari dhe dimesionet e krijuara për të nesërmen. Që në fillim të poezisë së saj ndeshesh me ideime që shkojnë përtej skajshmërisë, labirinte gati të pashkelura, kornizave që shfaqin koracionet hije të padukshme, të pandjeshme, dhe vetëm një sy tredimesional (vështrim, meditim dhe përfytyrim) arrin të përthyejë prizmin ngjyrë e të nxjerrë në pah atë ndjesi shpirtërore që e shndërron më pas në ovacion dhe i thur lavd laimotivit jetë. Poetët kryesisht vijnë si lajmëtarë të ndërgjegjies kohë, janë rebusi i gjithë kryqëzimit të memories së saj, janë dhimbja dhe shpresa e besimeve të reja dhe si të tillë ata kapërcejnë përmes mitizmit e mbeten përherë kostelacioni më i ndritshëm i universalitetit kulturë. Përmes fjalëve që traskiptojnë fuqinë dhe magjinë e gjithë kuptimeve, përmes drejtpeshimit dhe përdorimit të saj si formë arsye apriori, autorja operon luajalitetin e kësaj bote, e cila diku farfurin ngjyra marramendëse, diku tjetër humbet shtrëngatave dhimbje, diku tjetër kërkon paqen aq të munguar e diku tjetër fundoset përpara komercialtetit të rremë. Qëllimi i saj nuk është thjesht një ndjesi e percepetuar dhe që vjen si trajtë rrëfimi simbolik, por shumë më i thellë, pasi në esencën e gjithë poetikës ka lakonizëm, përthyerje vargjesh, ritëm dhe metaforikë, filozofi dhe psikologji, tërësi kjo që mbart gjurmë autentike të kreativitetit krijues dhe hap debatin e duhur në aurolën estetike. Njohja e mirë e poezisë bashkohore dhe bashkëpunimet me autorët kontemporanë kanë krijuar një bazament të fortë dhe e kanë formësuar këtë autore në një rrugëtim shumë më të konsoliduar, intrigues për lexuesin dhe komunikues me të ( italisht, anglisht, frëngjisht, turqisht, spanjisht, serbisht, turqisht), gjuhë dhe kultura këto që hedhin tjetër dritë për prezantimin por dhe performancën artistike, dhe e kanë lançuar atë si një pete të përmasave dhe hapësirave shumë më të gjera. Tematika që përshkon kryesisht poezinë e Claudias është social- psikologjike, kjo dhe për vetë kohezionin që po perjetohet në globalzmin sot, por dhe përcjellja e mesazheve të qarta për më shumë dashuri njerëzore, harmoni e paqe. E ndërgjegjshme dhe si intelektuale ajo e koncepton universin njerëzor si një hapësirë ku gjithkush mund të lerë shenjat e njohjes, si gjurmë që përcjellin mesazhin e qartë drejt të nesërmes , për atë çfarë është dhe atë se ku duhet të shkojmë. Për më tepër le të ndalemi në disa poezi të saj:
“Tunnel without exit
in the mind and in the soul,
sealed by silence
made as concrete.
Lost the light,
shattered the way,
wrecked the joy.
the misplaced trust
amplifies the dark paths,
the strict ways of solitude
become roadways
to the deaf chime
of derision.”
Tek poezia “Tunel” ndeshemi me ato ide që prekin skajet më të fundit, të errëtisë që shpesh rrethon njeriun dhe që nuk mund të depërtojë e të shikojë përtej vetvetes e në mënyrë anakronike ai mbështillet nga shtjella pakuptimësie, të cilat e pengojnë të rendë drejt vetëdijes së kulluar dhe fuqisë së mendimit. Simbolika e fjalëve ngre kurba por dhe përthyen vizulaitetin si nocion ( pa fund, tinguj të shurdhët, besim i humbur) dhe kjo në sinkron me atë mendësi, e cila kërkon të gjejë dritën e vërtetë, të rilindë shpresën dhe të ngrihet mni vetë kultin e ngritur. Jo pa qëllim përmbyllja e krejt kësaj poezie përshkohet me term pozitiv e optimist, rilindjes së madhe në trup e shpirt, për tu përballur me sfidat e për të çelur të tjerë diej shkëlqimi.
“Madame Plastic pissed them all
In a comfortable opinion,
In mediatic smiles
she recovered opportunities.
Only the incautious verb
Was my mate
And one day I’ll triumph
my self being reflected in the glass.”
Tek poezia “Fjalë të parsyeshme” autorja fshikullon realitetin e kohës, fallsitetin ngjyrues që shfaqet përmes logjikës cinike, refleksionit modalitet përpara aparancës momentale, e cila ngre fasada të pafundme që rrënjëzohen përherë e më tepër në dhimbjet e pafundme njerëzore. Sikurse në mbarë poezitë e saj, stilistikë e njohur tashmë, në përmbyllje të vargjeve autorja përmbys gjithë kuptimin fillestar dhe e ngre në kufijtë më të lartë arsyen, si posedim i qenësisë njeri dhe si triumf i kristalizuar përjetë në memorien e gjithë shoqërisë.
Tek poezia” Mare nostrum” kemi një poezi e cila shpalos më së miri gjithë pikëpamjet metafizike të autores, si dhe këndvështrimin e saj rreth gjithë mjedisit rrethues.
“Ode to you
liquid cradle for the dreamers,
Muse” for painters and for novelists,
“Promised land”
for seagulls and fishermen!"
Përpara parafytyrimit të poetes kalojnë poetë dhe shkrimtarë, pulëbardha dhe peshkatarë, të gjithë në përditësinë rendje, mes thjeshtësisë dhe madhështisë tyre, të natyralizuar një me trazimin det (jetë) si plotësim i gjithë akuartitetit dhe pasazh i relitetit përjetues. Një dallgë e përplasur fort, apo një regëtimë pulëbardhe, ose një akuariel i lënë në mes, apo një vepër letrare e kuadratuar dhe në zgjidhje të gjithë formave karakteriale, janë më shumë se një trazim që prek me frymë dhe dualizon pafundësisht gjendjet.
Poezia e autores Claudia Piccinno është një ngjyrë më tepër në telajon e madhe të poezisë sot dhe si formë, model, dhe mesazh i madh human ajo do rrezatoje pareshtur autetntitetin dhe kuptimin e mirëfilltë të gjithë aurolës së një arti, sa unifikues aq dhe bashkohor.
Agron Shele, poet, shkrimtar